Aktuale

Hajnat shqiptarë “zgjojnë në këmbë” një qytet

Policisë dhe hetuesve në qytetëzën Oerlinghausen u ka dalë punë më një grup hajnash profesionist, dhe ende nuk kanë arritur të kapin të gjithë.

Ata vazhdojnë që në orët e mbrëmjes të futen në shtëpitë e bukura të qytetit që ka mbi 16 mijë banorë, zakonisht përmes dritares.

“Personat që ne po i kërkojmë janë profesionistë. Atë e fusin kaçavidën dy herë në dritare dhe hyjnë brenda”, thotë Heiko Wind thotë shefi i policisë së këtij qyteti.

Ai tregon se banorët vendorë tashmë janë organizuar për vëzhguar me kujdes lëvizjet e personave që nuk banojnë aty, ndërsa kanë krijuar edhe grupe të përbashkëta në rrjetin WhatsApp për të lajmëruar njëri-tjetrin.

“Vetëm në një rrugë këtu afër, hajnat kanë hyrë në 5 shtëpi”, tregon Wind.

Grupi i hajnave besohet se vjen nga kampi i refugjatëve që nuk është lar qytetit.

Hajnat duhet të kalojnë një pyll për të arritur në Oerlinghausen, por ka shumë rrugë që mund të përdoren për të shkuar aty dhe kjo është problem për policinë.

Në javën e dytë të muajit shkurt, më në fund policia i ra në gjurmë njërit prej hajnave. Në dhomën e një shqiptari, u gjetën disa prej gjësendeve të vjedhura, dhe së bashku me një bashkëkombës ai përfundoi në paraburgim.

“Jam habitur se si ai shqiptari ishte aq mendjelehtë, sa që gjërat i kishte lënë në një vitrinë”, tregon oficeri Heiko Wind.

Por, vjedhjen vazhduan edhe pas kësaj.

Wind tregon se një ditë vendosën të vejnë një kamerë në pyll për të përcjellë lëvizjet e personave që vinin nga kampi i refugjatëve.

“”Por, një ditë kamera u zhduk”, tha ai.

Tashmë policia kontrollon shumicën e personave që lëvizin në drejtim të qytetit nga kampi, ku shumica prej 470 azilkërkuesve janë gjeorgjianë dhe shqiptarë.