Një femër ka raportuar në Polici se persona të panjohur pasi i kanë thyer veturën të cilën e kishte parkuar në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, kanë vjedhur dy çanta dore, në të cilat kishte dokumentet personale, 120 euro dhe 20 franga zvicerane.
Policia nuk ka dhënë detaje, duke thënë se rasti është duke u hetuar./KosovaPress/