Aktuale

Hajnat ia thyejnë veturën, i marrin para

Një person ka raportuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë thyer veturën në Zonën Industriale në Prishtinë, me ç’rast kanë vjedhur një çantë krahu në të cilën ndodheshin para, telefon, dokumente personale dhe disa dokumente të familjarëve, të gjitha të lëshuara nga shteti i Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.