Në Kent të Anglisë janë filmuar dy hajna, duke vjedhur kutinë ku ishin mbledhur para, për një adoleshente të sëmurë nga kanceri.
Derisa femra e ka dekoncentruar shitësen, mashkulli që ndodhej prapa saj, e ka marrë objektin ku gjendeshin afro 100 euro dhe e ka vendosur në çantën që ishte në dysheme.
Pasi kanë paguar gjërat e blera, ata janë larguar së bashku me kutinë e vjedhur, transmeton Telegrafi.
Xhirimi i bërë nga kamera e sigurisë, është shpërndarë nga Policia në përpjekje për të identifikuar partnerët e paturp, që vodhën paratë e mbledhura për bamirësi.
https://www.youtube.com/watch?v=mWflCcyl9Ac