Aktuale

Hajdini: Me vrasjen e Astritit është vrarë siguria dhe drejtësia në vend

Destan Hajdini në emër të familjes Deharik ka thënë se janë të indinjuar nga pasiviteti i organeve që është dashur ta bëjnë punën e tyre për të ofruar një siguri dhe drejtësi në vend.

Ai tha se jo vetëm që e vranë Astritin por është vrarë siguria dhe drejtësia e Kosovës dhe kjo bën përgjegjës të gjithë pa përjashtim.

“Jo vetëm të zbardhet se kush ishin ekzekutorët por edhe urdhëruesit dhe të krijohen rrethana që ua pamundësojnë atyre që e vranë Astritin që të mos vrasin të tjerët”, tha ai./KosovaPress/