Aktuale

Hahn: Marrëveshja për kodin telefonik, i hap rrugë themelimit të Asociacionit

Komisari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë për kodin telefonik të Kosovës.

Përmes rrjetit social twitter,   Hahn ka thënë se pret që  ky përparim do të përshpejtojë marrëveshjet e tjera, siç është ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjes së energjetikës.

“E përshëndes marrëveshjen e arritur sot ndërmjet dy palëve për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes për telekomunikacionin. Shpresoj se ky përparim do t’i përshpejtojë marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe energjetikës”, ka  shkruar Hahn në tëitter.

Qeveria e Kosovës dhe Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar mbrëmë për arritjen e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, e cila pritet të alokohet nga ITU më 15 dhjetor./KosovaPress/