Aktuale

Hahn: Liderët e Maqedonisë të respektojnë marrëveshjen e arritur

Pas marrëveshjes së djeshme të arritur ndërmjet katër liderëve të partive politike, VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor, këtë marrëveshje e ka përshendetur edhe eurokomisioneri Johannes Han.

“Liderët duhet urgjentisht të fillojnë të zbatojnë sundimin e ligjit për të kthyer vendin në rrugën euroatlantike”, shkruan Komisioneri Johannes Han.