Aktuale

Hahn kërkon që Kosova të mbetet e fokusuar te prioritetet

Komisionari evropian për politika të fqinjësisë, Johannes Hahn, ka deklaruar se Kosova duhet të vijojë punën për çështjet kyçe si sundimi i ligjit, zhvillimin ekonomik, dialogun me Serbinë dhe për liberalizimin e vizave.

“Më vjen keq për mocionin e mosbesimit që u votua në Parlamentin e Kosovës. Liderët politikë dhe institucionet nuk duhet të shkëpusin vëmendjen nga sfidat e mëdha me të cilat Kosova përballet”, ka shkruar Hahn në një postim në rrjetin social Twitter.