Aktuale

Hahn javën e ardhshme në Shkup

Komisari evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, së bashku me tre deputetë, Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Flekenshtajn, do të udhëtojnë javën e ardhshme për vizitë në Shkup, ka konfirmuar të premten zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Ajo ka deklaruar se Hahn dhe parlamentarët evropianë do të takohen me të gjitha partitë politike dhe presidentin maqedonas George Ivanov.