Rajon & Botë

Gulen: Grusht shteti skenar i montuar

Fetullah Gulen, i cili po akuzohet nga shteti turk se ka iniciuar grusht shtetin e ka quajtur skenar të montuar tentimin për të rrëzuar qeverinë.

“Ka një shans të vogël, ka mundësi që kjo mund të ketë qenë një grusht shtet me skenar. Kjo mund të jetë e destinuar për akuzat gjyqësore dhe shoqatat”, ka thënë Gulen.

Gulen, siç raporton Reuters e ka kritikuar qeverinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se demokracia nuk mund të arrihet përmes aksioneve ushtarake.

“Siç duket ata nuk kanë tolerancë për asnjë lëvizje, asnjë grup, asnjë organizatë që nuk është nën kontrollin e tyre të plotë”, ka thënë ai./KP