Aktuale

Grushtohen mes vete dy femra, njëra përfundon në spital

Një rast i dhunës në familje është regjistruan mbrëmjen e së dielës në Gllogoc.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 22:36 në Gllogoc është raportuar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit, është arrestuar një femër pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht një femër tjetër.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës.

Ndërkaq e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.