Aktuale

Grushtime mes nxënësve, njërit i thyhet hunda

Një përleshje fizike ka përfunduar keq për dy nxënës të komunës së Skenderajt. Ata janë rrahur aq keq mes vete sa njërit i është thyer edhe hunda dhe për pasojë është shtrirë në spital.

Policia njofton se rrahja mes nxënësve të moshës së mitur ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit.

“Raportohet se dy nxënës moshë e mitur meshkuj shqiptarë, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Viktima ka pësuar frakturë në hundë ku ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës”, njofton policia.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari për përfshirje në rrahje është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus