Aktuale

Grumbullimi i TVSH-së nuk fillon deri në janar të vitit të ardhshëm

Zhvendosja graduale e grumbullimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga kufiri në brendi të vendit, pas shitjes së mallrave, nuk do të fillojë deri në janar të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo reformë fiskale pritet që të bëhet bashkë me integrimin e disa departamenteve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Këshilltari i ministrit të Financave, Bedri HamzaLulzim Rafuna, ka thënë për gazetën se ky vit do të shërbejë si vit i përgatitjeve të stafit dhe krijimit të kushteve për të filluar me implementimin e kësaj reforme, të cilën e kishte proklamuar ministri Hamza në muajin janar.