Me dalje masive më 11 dhjetor populli do të pengojë ndryshim të Kushtetutës, dygjuhësi dhe kantonizim dhe do ta mbështesë VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin për mbështetje të unitaritetit të shtetit, porositi në mitingun e sontëm nga Kriva Pallanka lideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë nga njësia e katërt zgjedhore Nikolla Gruevski.
Ai para banorëve të Kriva Pallnkës tha se grancë e vetme për t’i dhënë fund krizës politike dhe jostabilitetit në Maqedoni me 63 deputetë për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin “Për një Maqedoni më të mirë”. Me këtë, tha, do të mundësohet edhe stabilitet politik edhe përparim i sigurtë i Maqedonisë.
“Dy vite e gjysmë e malttretuan popullin me tregimin për votues fiktivë që tani të dalin nga KSHZ dhe të thonë se jo vetëm që nuk ka votues fiktivë, por se edhe ka pesë mijë votues të rinj. Dy vite e gjysmë e gënjyen popullin e vet, gënjyen pa turp dy milionë njerëz që tani të kërkojnë mbështetje të vazhdojnë të gënjejnë. Po aq kohë e mbajtën shtetin peng dhe i dëbuan investuesit”, tha Gruevski.