Aktuale

Grubi: Ziadini është në spital

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi ka shkruar në Facebook para pak minutash, se të gjithë deputetët janë larguar nga Kuvendi dhe janë në një vend të sigurt, kurse Ziadin Sela është në spital.

“Të gjithë deputetët shqiptar bashkë me shumë koleg maqedonas u evakuam nga ndërtesa e Kuvendit dhe u vendosëm në vend të sigurt. Ziadini është në spital ndërsa të tjerët janë më lehtë të lënduar.

Ju lus të përmbaheni, të mbani qetësi dhe të mos provokoheni nga kjo marrëzi”, ka shkruar Grubi.