Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dje në Obiliq pasi që është sulmuar fizikisht nga kunati i saj. Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i dyshuar ende nuk është kapur dhe se gjendet në arrati.
“Viktima femër K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e PK-së.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30/FaktePlus