Aktuale

Gruaja rrah burrin në Prizren

Gruaja rrahu burrin dje në Prizren. E njëjta më pas u arrestua nga Policia e Kosovës, teksa gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje.

Madje, si provë materiale është konfiskuar edhe një mjet nga Policia e Kosovës.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Ashkalike, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull K/Ashkali. Si provë materiale është konfiskuar një mjet ndërsa e dyshuar pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet”.