Aktuale

Gruaja rrah burrin e bën për spital

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës, me ç’rast kësaj radhe viktimë ka qenë burri i shtëpisë, i cili është sulmuar nga gruaja e tij.

Policia njofton se ky rast i dhunës ka ndodhur dje gjatë orëve të mbrëmjes për çka është arrestuar edhe një person.

“Është arrestuar e dyshuara femër me kombësi serbe, pasi që e njëjta nën ndikim të medikamenteve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës bëri të ditur se pas arrestimit me urdhër te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus