Aktuale

Gruaja ngrihet natën, ngatërron shishen e ujit me acid klorhidrik

Një grua rreth të shtatëdhjetave në Itali, që nga e shtuna e kaluar ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak se piu aksidentalisht acid klorhidrik duke menduar se po pinte ujë.

Bruna Maistrello është ngritur gjatë natës dhe ka shkuar në kuzhinë për të pirë ujë. Il Giornale shkruan se gruaja dhe bashkëshorti i saj ishin kthyer në shtëpi pas një darke të kaluar jashtë.

Gruaja ka shkuar në kuzhinë pa e ndezur dritën dhe në errësirë ka bërë gabimin tragjik. Ajo ka pirë nga shishja e me acid klorhidrik, të cilën e përdorte për të pastruar shtëpinë.

Gruaja është dërguar menjëhërë në spital dhe që prej mbrëmjes së ditës së shtunë po lufton mes jetës dhe vdekjes./a.k