Gjatë udhëtimit të fundit, gruaja e aktorit Fatmir Spahiu nuk është riktyer duar thatë.
Pasi është kthyer nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zana i ka dhuruar bashkëshortit një palë shapka të markës “Adidas”, shkruan lajmi.net
Mirëpo e papritura ndodhi pasi aktori kosovar e hapi pakon dhe pa se njëra e kishte numrin më të madh e tjetra më të vogël.
Duke qenë se ai njihet për humorin e tij dhe imazhe tejet interesante publikon shpesh nëpër rrjete sociale, Fatmiri edhe këtë detaj interesant ka vendosur t’a ndajë me ndjekësit.
”E falënderoj gruan time të dashur për këto papuqe të mrekullueshme që mi solli nga USA me rastin e udhëtimit të saj të fundit. Siq mund ta shihni sja ka qëllu numrit në njërën prej dy papuqeve, si do që të jetë dashuria ime për të mbetet akoma e madhe edhe pas këti incidenti të vogël në mardhanjen tonë bashkëshortore. Por kjo nuk është poenta. Ju lus nëse dikush rasisht ka papuqe të tilla ne dy nurma të ndryshëm të më lajmërohet që ti bëjmë trampë. Ose nëse rasisht ju ka çky njëra, jam shumë i gatshëm për me kontribu me një papuqe! Ju falemderit”, ka sqaruar me shaka ai./Lajmi.net/