ShowBiz

Gruaja e princit më në fund tregon barkun shtatzënë, nuk do ta besoni çmimin e fustanit

Gruaja e Princ Harryt, Dukesha e Sussex, Meghan Markle, më në fund ka dalë lirshëm në publik duke treguar barkun e saj të fryrë nga shtatzënia.
Ajo ka mbajtur veshur një fustan të gjatë blu në ditën e parë të vizitës së saj me bashkëshortin në ishullin Fiji.

Meghan nuk është kursyer të tregojë nurin që i ka dhënë shtatzënia, teksa ka përshëndetur njerëzit që kanë dalë ta presin, përpara se të ishte e pranishme në darkën e shtruar në nder të saj dhe Princit nga presidenti i Fijit, Jioji Konrote, në Grand Pacific Hotel.

Dukesha i kishte lënë flokët të lëshuara, ndërsa fustani blu është dizenjuar nga SAFiYAA me një çmim prej 1095 paundësh.

Në vesh mbante një palë vathë të shkëlqyeshëm me diamante, të cilët i vareshin deri tek supet.

Fiji është ndalesa e fundit e udhëtimit 16 ditor të Harry dhe Meghan.

the authorBurbuqe Metolli