Kuriozitete

Gruaja e parë që vendos rekordin, ngjitet dy herë brenda 5 ditësh në Everest

Është 37 vjeçare dhe po habit botën. Alpinistja indiane Anshu Jamsenpa është bërë gruaja e parë që brenda pesë ditëve, ngjitet dy herë në Malin Everest duke shënuar kështu rekord të ri në alpinizëm.

Sipas mediave qe citojne zyrtarët e Nepalit, Jamsenpa më 16 maj vendosi flamurin indian në majën më të lartë malore në botë, që ndodhet në Nepal. Ajo njëheresh është indianja e parë e cila dy herë ngjitet në njërën nga majet malore, ndërsa në Everest të dielën është ngjitur për herë të pestë, bëhet e ditur sot në kampin e bazës të Everestit. “Jemi shumë të lumtur për këto rezultate. Anshu Jamsenpa me ekipin tonë të veteranëve Sherp sot në mëngjes pushtoi Everestin. Anshu vendosi rekord të ri botëror, gruaja më e shpejtë që është ngjitur në Everest”, tha për AA, Dawa Sherp Lama, drejtor i ekipit “Dream.

Jamsenpa, nënë e dy fëmijëve, për herë të parë pushtoi Everestin në maj të vitit 2011. Mali Everest është 8.484 metra i lartë mbi nivelin e detit dhe është pjesë e zinxhirit të Himalajeve në Azi. Ndodhet mes zonës Sagarmath në Nepal dhe rajonit autonom në Kinë.