Gruaja e Kim Yong është shfaqur për herë të parë në publik pas nëntë muajsh. Ajo bashkë me liderin e Koresë së Veriut ka marrë pjesë në trajnimin e forcave ajrore të këtij vendi.
Fotografia në të cilën shihet zonja e parë e Koresë së Veriut Ri Sol Ju e ka publikuar agjencia Jonap por nuk janë dhënë detaje tjera.
Ajo nuk është parë në publik që nga 28 marsi ndërsa mediat botërore janë publikuar teori të ndryshme për “zhdukjen” e saj.
Disa shkruanin se zonja e parë ka rënë në sy të keq tek anëtaret e familjes së Kim Yongut përfshirë edhe motrën e tij. Të tjerët spekuluan se është shtatzënë.