Gruaja e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, Jill, do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës në afërsi të Prishtinës.
Mediave nuk do t’iu lejohet të marrin asnjë prononcim nga zonja e dytë e SHBA-ve, për shkak se siç është thënë nga Ambasada Amerikane, kjo nuk është një vizitë zyrtare e zonjës Jill, raporton Klan Kosova.
Joe Biden, në Kosovë ka ardhur i shoqëruar nga gruaja e tij dhe nipin e mbesën, fëmijët e Beau Biden, ushtarakut amerikan që kishte shërbyer në Kosovë, emrin e të cilit do ta marrë një rrugë në fshatin Sojevë në Ferizaj.