E bukur dhe shumë e pëlqyer nga publiku, Ariana Fejzullahu di të jetë në qendër të vëmendjes publike me jetën dhe përditshmërinë e saj, pavarësisht që nuk ka asnjë këngë apo lidhje tjetër me botën e shoubizit përveç që është bashkëshortja e një këngëtari me emër, Ermal Fejzullahut.
Duket se pushimet për Arianën kanë zgjatur më shumë sesa herëve të tjera.
Kjo duke u bazuar në fotot që ajo i hedh nëpër rrjetet sociale e që shihet nëpër vende të ndryshme bregdetare.
Në foton e fundit që Ariana bashkësortja e Ermal Fejzullahut e ka hedh në Instagram, shihet tek sa kënaqet në plazhin e Drimadhës në Shqipëri.
Dielli, rëra dhe uji vetëm se ia shtojnë edhe më shumë bukurinë asaj.