ShowBiz

Gruaja e ‘Çënarit’ mahnit pa grim

Modelja shqiptare me fame botërore, Almeda Abazi ka mahnitur ndjekësit me imazhet e fundit.

Ajo nuk e ka pasur asnjëherë problem dhe nuk e ka akoma të dalë pa grim, shkruan lajmi.net

Madje në imazhet ku shihet natyrale duket akoma më e bukur se në ato kur grimohet për fotosesione. Të paktën kështu e kanë vlerësuar fansat e saj të shumtë nëpër rrjete sociale.

Almeda duket se nuk po mundet të rrijë larg tyre asnjë moment andaj edhe e ka rihapur llogarinë e saj në Instagram pasi e mbylli një kohë.

Ishin fansat e saj ata të cilët duket se e kanë bindur të rikthehet sërish dhe krejt kjo pasi shkruanin në Instagramin e ‘Çënarit’ dhe motrës së Almedës.

Imazhet e fundit të realizuara nga ajo janë bërë gjatë kohës kur ajo e kishte larguar maskën nga fytyra e kjo do të thotë që nuk ka as edhe 1% grim në fytyrë./Lajmi.net/