Gruaja e Astrit Deharit, Arta Boshtraj-Dehari, ka publikuar disa fjalë emocionuese pas publikimit të raportit të Institutit zviceran.
Ajo ka publikuar një fotografi të vajzës së vogël, duke folur në emër të saj, shkruan Reporteri.net.
“Babi, sot u vërtetua ajo qa ne kemi besuar deri më sot. Gjaku yt nuk falet! Pse ma humbën mundësin të të njohë, ta kemë pranë, t’ia ndjej aromen e ta thërras Baba”, ka shkruar Arta Boshtraj-Dehari.
Ndërkohë, babai dhe nëna e Astrit Deharit kanë kërkuar që rasti i djalit të tyre të zbardhet dhe të gjendet, siç theksojnë ata, vrasësi i djalit të tyre.