Me simptoma të ndryshme, gripi sezonal ka nisur të përhapet dhe një numër relativisht i madh i njerëzve kërkojnë ndihmë mjekësore.
Zarife Gashit, specialiste e mjekësisë familjare, ka thënë se ndonëse janë shënuar disa raste të gripit sezonal, fatmirësisht ende nuk ka marrë përmasa të zgjeruara.
Ajo përmend edhe vaksinimin e personave kryesisht të moshës së shtyrë, e të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.KTV-ja ka tentuar të marrë përgjigje nga Klinika Infektive e QKUK-së, se a ka raste të hospitalizimeve si pasojë e këtij gripi sezonal, dhe nëse kanë materiale të mjaftueshme mjekësore për trajtimin e pacientëve, por gjatë ditës kjo ishte e pamundur.
Ndërsa ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se prej 1 shtatorit deri më 31tetor të 2016-ës, në këtë institut janë raportuar gjithsej 6 mijë e 168 raste të dyshimta në Grip prej të cilave janë testuar gjithsej 21 mostra.