Aktuale

Gripi “pushton” Shqipërinë, 576 të prekur në një ditë vetëm në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat zyrtare për vizitat e kryera në qendrat shëndetësore në kryeqytet gjatë ditës së sotme, lidhur me gjendjen gripale që ka prekur pjesën më të madhe të vendit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Shëndetësisë, thekson se deri në orën 19:20 në 10 qendrat shëndetësore të Tiranës janë kryer në total 576 vizita, nga të cilat 301 në moshë pediatrike dhe 275 moshë e rritur.

Më herët ditën e sotme, u njoftuar se për të shmangur përhapjen e gripit në kopshte, shkollat 9-vjeçare dhe shkollat e mesme, do të qëndrojnë të mbyllura për datat 4, 5, 6 dhe 7 Janar 2017.

Nxënësit e shkollave dhe kopshteve në mbarë vendin do të ulen në banka më 9 janar. Ndonëse ishte parashikuar që mësimi për vitin 2017 të fillonte më herët, vonesa ka ardhur për shkak të motit të ftohtë dhe situatës gripale në vend.