ShowBiz

Grimeri i Kim Kardashian me master klas në Tiranë

Javë më parë në Tiranë u mbajt eventi “ODA” që mblodhi emra të shquar nga të gjitha trevat shqipfolëse, e një nga mysafirët special ishte edhe grimeri me famë botëore Mario. Ai u nderua edhe me një mirënjohje, ndërsa u shpreh që është krenar që është shqiptar.

Ndërsa shumë shpejtë ai sërish do të kthehet në Tiranë, por kësaj radhe me një master klas. Është organizatorja Agnesa Hadërgjonaj ajo që e ka bërë të ditur këtë përmes një video në rrjetin e saj social Instagram.