Ndërsa protestuesit e PD-së protestonin dhe kërkonin të hynin në Kuvend, aty para ka kaluar Grida Duma. Ajo ka parakaluar para policëve, si një Miss
Grida ka mbajtur një fjalim para protestuesve, duke iu thënë se ata duhet të hyjnë në Kuvend, pasi mazhoranca kërkon t’i varë ata. Ndërkohë gjatë përplasjes me policinë, burime të gazetës TemA bëjnë me dije se është goditur edhe Monika Kryemadhi. Kjo e fundit gjatë përplasjes me policinë, është goditur me shkop në kokë. Edhe deputetja e LSI, Floida Kërpaçi tha se është dhunuar edhe ajo nga forcat e policisë. “Policia më ka tërhequr zvarrë edhe mua,” tha ajo, duke treguar shenjat e gjakut. (TemA)