Derisa LSDM dhe BDI vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë së Maqedonisë, lideri i VMRO-DMPNE, Nikolla Gruevski ka kritikuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, se po u jep çdo gjë shqiptarëve.
“Ajo që mund të shohim është përpjekje e LSDM-së dhe BDI-së që të defaktorizojnë popullin maqedonas, por edhe bashkësitë tjera etnike, si popullin turk, serb, vlleh, rom, e të tjerëve. Këtë defaktorizim nuk do ta lejojmë. VMRO-DMPNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë, do të qëndrojnë fuqishëm ndaj çdo situate, në mbrojtje të interesave kombëtare dhe shtetërore”, tha Gruevski.
Ai ka vlerësuar se LSDM është duke bërë garë me vetveten, që t’u jep sa më shumë partive shqiptare. Ai ka pyetur se sa do ta vazhdojë këtë LSDM-ja, deri sa të humb çdo gjë që sipas tij është fituar me mund dhe gjak.
Gruevski ka qenë për një kohë të gjatë udhëheqës i qeverisë maqedonase, por nuk ka arritur të formojë qeverinë, pasi partia e ALi Ahmetit, nuk ka pranuar të jetë në koalicion me Gruevskin./KosovaPress/