Aktuale

Greva në aeroport, pezullohen fluturimet

Greva e punëtorëve të aeroportit “Adem Jashari” po vazhdon edhe sot. Që nga ora 08:00 kanë dështuar 8 fluturime dhe se aty është krijuar tollovi e madhe nga pasagjerët dhe familjaret e tyre.

Punëtorët dje dy orë nuk kanë ofruar asnjë shërbim pasi ishin futur në grevë përmes së cilës po kërkojnë kushte pune.

Greva sot është paraparë të zgjasë rreth 6 orë, ndërsa nuk dihet ende se kur do të përfundoië.

Ndërkohë që zyrtarët e ANP-së dje thanë se kjo grevë e punëtorëve sindikalë nuk është e ligjshme, derisa gjatë saj ka pasur edhe incidente.

Si shkak i pengesave në operimin ditor të fluturimeve, dje janë marrë masa ligjore ndaj 9 punëtorëve.