Greta po vjen me këngë të re.
Greta Koçi ka dhënë një lajm të mirë për fansat e saj, duke njoftuar se po rikthehet me projekt të ri, shkruan lajmi.net.
Përmes një fotografie të shkëputur nga xhirimet e klipit, artistja bëri të ditur se nesër (e enjte) do të publikohet kënga e re e saj.
“Neser, Ora 17:00 🔥 Kënga e re, klipi i ri”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, në të ciklën shfaqet joshëse me dekolte të hapur.
Kujtojmë se Greta së fundi kishte publikuar coverin e këngës “Tradhtare”, kënduar nga Ramadan Krasniqi-Dani.