I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet paqësore Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka treguar se kush ka kërkuar që të lëshohet linja ajrore Prishtinë – Beograd.
Në një prononcim para medieve Grenell ka thënë se kjo linjë ka qenë ide e komunitetit të biznesit si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.
“Arsyeja kryesore e ardhjes sime në Kosovë është sepse kemi pasur negociata shumë të suksesshme për të pasur fluturimet e para pas 21 vjetësh. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një ide e tillë ka ardhur na komuniteti i biznesit në Serbi dhe Kosovë. Liderët e biznesit në Kosovë kanë kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.
Po ashtu Grenell tha se mediat kanë raportuar edeh për çështje politike për faktin se kemi prirje të fokusohemi vetëm në përplasjet politike.
Por ai tha se ka ardhur më shumë për çështje ekonomike dhe kështu do të takohem me një numër të madh biznesesh në Kosovë dhe në Serbi.
“Dua të dëgjoj se cila është ideja e radhës, çfarë duhet të bëjmë tjetër për të lëvizur përpara. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sjellë termocentrale për të sjellë industrinë e madhe të radhës. Unë besoj se nëse mundemi të krijojmë një atmosferë të mirë rreth zhvillimit ekonomik, atëherë njerëzit më pak do të shqetësoheshin më pak për përplasjet politike dhe kjo dërgon një mesazh të fuqishëm për politikanët që duhet të punojmë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka shtuar Richard Grenell.