Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka njoftuar se është caktuar takim i ri mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell ka bërë të ditur se takimi është caktuar për datën 2 shtator në Uashington, shkruan lajmi.net.
“ Jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 2 shtator për negociata në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Grenell.
Kujtojmë se takimi i parë i planifikuar për 27 qershor ishte anuluar shkaku i publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Specializuar kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.