Aktuale

Grenell mbetet i fokusuar te dialogu Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell do të jetë sërish syri dhe veshi i Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë pavarësisht angazhimit edhe në një tjetër detyrë.

Ditë më parë ai është emëruar përkohësisht në krye të Inteligjencës Kombëtare, por që njëkohësisht do të kujdeset për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe do të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Zëdhënësi i Grenell, Dick Custin, konfirmoi se Richard do të jetë në krye të tre detyrave.

“Mund të konfirmojmë që ambasadori Grenell do të shërbejë njëkohësisht si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe i dërguari special presidencial për negociatat e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe tani si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare”, tha Custin.

the authorGazetaKNN