Aktuale

Grenell: Marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë u arritën falë direktivave të Presidentit Trump

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell ka reaguar edhe njëherë pas marrëveshjeve për hekurudhat dhe autostradat, të arritura sot në Mynih mes Kosovës e Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se marrëveshjet e arritura brenda katër muajsh, kanë qenë me direktiva të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Duke iu falënderuar direktivave specifike të Donald Trump, ne brenda katër muajsh kemi nënshkruar tri marrëveshje. Një për linjën ajrore, një për hekurudhat dhe një për autostradat”, ka shkruar ai.

Marrëveshjen e arritur sot në Gjermani e ka përshëndetur edhe spektri politik në Kosovë.

the authorGazetaKNN