Emisari i posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, përmes një tweeti i ka reaguar europarlamentarës së Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, duke i thënë ta bëjë punën e saj për t’ia liberalizuar vizat Kosovës.
Deputetja von Cramon-Taubadel tha se është interesante fakti që nuk ka rezultate të “marrëveshjeve” në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Interesante. Ku janë rezultatet nga “marrëveshjet” e kaluara? Nuk po gjej asgjë”, shkroi europarlamentarja.
Interesting. Were there any results from his last „deals“ #lufthansa #railway #aviation agreements? Could not find any.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 19, 2020
Ndërsa ambasadori i SHBA’së në Gjermani dhe njëherësh emisari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i replikoi europarlamentares duke i thënë të bëjë punën e saj dhe t’ia heq vizat Kosovës.
“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: T’i heqni vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar që 20 vjet për të tjerët. Bëni pjesën tuaj!”, shkroi Grenell.
Viola, instead of criticizing everything the Trump Administration does to help normalize the economies of Kosovo and Serbia, why don’t you concentrate on the one thing you were supposed to do: visas for Kosovo. You’ve been complaining about others for 20 years. Do your part! https://t.co/YnxQYT4yqR
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 19, 2020