Disa mijëra gra janë mbledhur për marshim në Uashington, kundër Presidentit Donald Trump, një ditë pasi ai dha betimin.
Organizatorët e protestës prisnin më shumë se 200 000 pjesëmarrës në Marshimin e Gruas në Uashington, një demostratë kundër mizogjinisë, racizmit, homofobisë dhe intolerancës fetare.
Shkrimtarja dhe aktivistja feministe, Gloria Steinem ishte një nga të parat që foli në këtë tubim, duke theksuar moshat e ndryshme të pjesëmarrësve të protestës dhe përkatësitë fetare.
“Ky është një vërshim energjie dhe demokracie të vërtetë që nuk kam parë kurrë në jetën time të gjatë”, deklaroi 82-vjeçare e lëvizjes feministe në SHBA.
Ajo kritikoi fjalimin e Trump gjatë ceremonisë së marrjes së funksioneve duke thënë se “tregonte hapur karakterin e tij, përfshirë një paaftësi për të dalluar mes fantazisë dhe realitetit”.
Planet për këtë marshim kishin filluar pak kohë pasi Trump fitoi zgjedhjet në nëntor.
Gjatë ditës së sotme, mijëra persona dolën në rrugët e Australisë, Zelandës së Re, Londrës dhe qyteteve tjera evropiane, duke shënuar marshimin global të gruas.