Aktuale

Gratë në PDK, nga sot me 40 përqin në organet vendimmarrëse

Gruaja e Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot do të jetë e përfaqësuar me 40 përqin në të gjitha organet vendimmarrëse të partisë. Ky është vendimi i kryesisë së këtij subjekti, i cili po ashtu ka vendosur që Uran Ismaili të jetë nënkryetar i PDK-së për çështje organizative dhe çështjet e rinisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se ka premtuar që roli i gruas në PDK por në të njëjtën kohë në nivel qendror dhe lokal të jetë edhe më e fuqishme në vendimmarrje.

“Nuk duhet të hezitojmë që roli i gruas të jetë edhe më i fuqishëm. Kryesia ka marrë vendim që ta përkrah propozimin tim për gruan”, tha ai.

I pyetur për riformatimin e Qeverisë, Veseli tha se janë duke punuar për interes të qytetarëve dhe çdo gjë që është në interes për t’ua bërë jetën më të mirë atyre, do ta bëjnë./KosovaPress/