Aktuale

Gratë e Vetëvendosjes kërkojnë nga Qeveria t’i mbrojë shqiptarët e Preshevës (Foto)

Një delegacion i Vetëvendosje me në krye nënkryetaren Fatmire Kollçaku, vizituan komunën e Preshevës.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, delegacioni kanë zhvilluar takime me drejtuesit e kësaj komune dhe vizituan maternitetin jashtë spitalor.

Kumtesa thotë se Vetëvendosjes vazhdimisht ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës dhe ajo Shqipërisë të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Çdo marrëdhënie me Serbinë do të duhej të kushtëzohej nga Kosova dhe Shqipëria me ndaljen e menjëhershme të shtypjes së shqiptarëve në këtë pjesë dhe me garantimin e të gjitha të drejtave për ta./GazetaExpress/

grate1

grate2

grate3