Aktuale

Gratë e Parlamentit i gëzohen emërimit të Dhurata Hoxhës për ministre të Drejtësisë

Fuqizimi i rolit të gruas, është pasqyrë e orientimit civilizues të shoqërisë tonë, kështu vlerësoi   Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, me rastin e emërimit të Dhurata Hoxhës, ministre e Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Gazeta Express.

Duke përshëndetur vendimin e Qeverisë,  që Dhurata Hoxha, të jetë pjesë e ekzekutivit, kryetarja e GGD’ës, Blerta Deliu-Kodra, vuri në pah edhe  angazhimet e GGD-së për avancimin e rolit të gruas, për të  qenë pjesëmarrëse aktive në jetën politike, përfshirë këtu edhe përgjegjësitë ekzekutive.

Ajo po ashtu tha se, GGD’ja edhe më tej do të angazhohet që roli i gruas të avancohet.