Aktuale

Gratë e AAK-së dënojnë dhunën ndaj 16-vjeçares

Aleanca e Gruas së Kosovës kanë dënuar rastin e dhunës së ushtruar ndaj një vajze 16 vjeçe, nga familjarë të saj, pranë një shkolle në Rahovec.

Ky është reagimi i tyre: 

Shprehim kundërshtimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën familjare të ushtruar ndaj vajzës në fshatin Ratkoc komuna e Rahovecit. Është e pa pranueshme dhe nuk duhet të tolerohet nga askush, dhuna në shoqërinë tonë.

Nuk ka asnjë arsyetim dhuna.

Kërkojmë nga institucionet relevante që të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme që një gjë e tillë kurrë të mos përsëritet.

Inkurajojmë qytetarët e Republikës së Kosovës që rastet e dhunës t’i raportojnë dhe të kërkojnë veprim të institucioneve të shtetit.Shoqëria jonë nuk mund të ecën drejt zhvillimit me heshtje dhe mos reagim ndaj dhunës.

Magbule Shkodra
Kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës-AAK