Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës do të vizitojnë shtëpinë e lindjes së “Nënë Terezës”, për nder të 106 vjetorit të lindjes së saj.
Sipas njoftimit dërguar për media nga “Grupi i Grave Deputete” vizita do të zhvillohet gjatë ditës së sotme në Shkup, ku edhe do të shënohet zyrtarisht fillimi i përgatitjeve për shenjtërimin “Nënë Terezës”.
Vizita do të zhvillohet nga ora 10:00.