Aktivistët për barazi gjinore janë duke u përgatitur për një grevë gjithëkombëtare ku gratë do të dalin nga puna për të protestuar kundër zgjedhjes së Donald Trumpit president.
Mijëra gra nuk do të shkojnë në punë apo blejnë ndonjë gjë për 24 orë për të demonstruar vlerën dhe kontributin e tyre në shoqëri – duke treguar se, pa gratë në udhëheqjen e ekonomisë, ekonomia dështon, transmeton Express.
Greva e tyre është e frymëzuar nga protesta masive në Islandë në vitin 1976, ku 95% e grave ndaluan së punuari, gatuari dhe kujdeseri për familjet e veta, gjë që e paralizoi vendin dhe solli reforma të rëndësishme.
Ndërkohë, greva në SHBA është planifikuar për 12 dhjetor, vetëm një javë para se kolegji elektoral të mblidhet për ta konfirmuar zyrtarisht fitoren e Turmpin në zgjedhje./Express/