Aktuale

Graqanicë, i djegin veturën në oborr

Në Graqanicë, një qytetar ka njoftuar policinë se disa persona të dyshimtë i kanë vënë zjarrin veturës së tij
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së dielës, ku ankuesi i komunitetit serb ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij të cilën e kishte parkuar në oborrin e shtëpisë.

Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./GazetaExpress