Ekonomi

“Grante të vogla, ndryshime të mëdha”

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) gjatë një konferencë, sot do të bëjë përmbylljen e projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe do të lansojë broshurën “Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha”.

Gjatë vitit 2015 dhe 2016, me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me këtë projekt, RrGGK ka ndarë 26 grante, me shumën totale prej 100,818.10 euro, për organizatat anëtare të RrGGK me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës. /KosovaPress/