Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, i dha fund beqarisë.
Përmes rrjetit social Instagram, ai e ka postuar një fotografi, ku shihet duke e hedhur nënshkrimin e rëndësishëm për jetën e tij, atë të kurorëzimit me njeriun e tij të dashur.
“Sot nuk i kemi vetëm tre vjet të mrekullueshme së bashku… Sot ajo u bë Zonja Xhaka”, shkroi ai në përshkrimin e këtij imazhi të postuar.