Një person nga Podujeva ka raportuar në Polici se persona të pa njohur i kanë hedhur para derës së hyrjes së shtëpisë së tij një granat dore M-75, e cila nuk është aktivizuar.
Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti i dyshuar është tërhequr nga njësitet e PK-së për deminim, në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/